Pasi mori pafund kritika për vendndodhjen, reagon për herë të parë Loredana - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pasi mori pafund kritika për vendndodhjen, reagon për herë të parë Loredana

    Insajderi
    01 September 2021 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para disa ditësh Loredana udhëtoi drejt jugut të Shqipërisë, ku u takua me disa kolegë të saj. Fillimisht ajo u takua me Ledri Vulën dhe familjen e tij.

    Po ashtu ajo publikoi fotografi në rrjete sociale me Ylli Limanin, me të cilin përflitet se do të vijë në një bashkëpunim.

    Por ajo që ju ka bërë shumë përshtypje të gjithë ndjekësve të reperes ishte fakti se në postim ajo shënonte ishullin grek, Mykonos, si lokacion, ndërkohë që ndodhet në jug të Shqipërisë.

    Por, Loredanës i shpëtoi një detaj që e tradhtoi. Në një postim dallohej targa shqiptare në një makinë, gjë që tregonte shumë qartë se ku ndodhej.

    Pikërisht për këtë veprim të saj, Loredana mori shumë kritika nga fansa e kolegë të saj. Enca ishte një nga ato që e ironizoi fare hapur përmes rrjeteve sociale.

    Enca publikoi ditën e sotme disa video nga liqeni i Pogradecit dhe përfitoi nga rasti të thumbonte Loredanën. Teksa shprehej e lumtur që ndodhej e vetme duke shijuar liqenin e Pogradecit, ajo shkroi me ironi:

    “Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.

    Dhe më në fund pas gjithë këtyre kritikave dhe ironive, Loredana vendosi të reagonte. Ajo ka publikuar një tjetër video nga Palasa dhe ka zbuluar lokacionin e vërtetë. Përkrah videos së saj ajo ka shkruar: “Shqipëri”, shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark