Sot ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe deputetit të LVV-së Rexhep Selimi. Për këtë ka reaguar djali i presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.
Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se “Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plotë siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fiton”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.
Ish-kreu i Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi para trupit gjykues se është plotësisht i pafajshëm.
Ai tha se e konfirmon deklarimin e tij të parë se është i pafajshëm.