×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Thaçi: Unë e kuptoj aktakuzën dhe nuk jam fajtor

    Insajderi
    03 April 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte, në seancën e parë dëgjimore në gjykimin ndaj tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Ai përballet me 10 akuza që rrjedhin nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-99 që përfundimisht çoi në pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

    “Unë e kuptoj aktakuzën dhe nuk jam fajtor,” u tha ai gjyqtarëve menjëherë pas fillimit të seancës.

    Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

    Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark