Insajderi
Lajme

Pasi Specialja ngriti aktakuzë të re për Thaçin, reagon ashpër Lladrovci

Insajderi
07 December 2024 - 16:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasi Specialja ngriti aktakuzë të re për Thaçin, reagon ashpër Lladrovci
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për aktakzuën e re që i është ngritur Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale e Hagës.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka thënë se lufta  e pjesëtarëve të UÇK-së nuk mund të zbehet

“Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja.Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!”, ka thënë Lladrovci.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, për veprat penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

“Në aktakuzën e konfirmuar, kundër z. Thaçi janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark