Pasi ta lexoni këtë nuk do hani më kurrë patate të skuqura e as bukë të bardhë - Insajderi
×
LifeStyle

Pasi ta lexoni këtë nuk do hani më kurrë patate të skuqura e as bukë të bardhë

Insajderi
04 September 2019 - 12:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E pabesueshme, sepse nuk e keni dëgjuar më parë, por kjo gjë mund të ndodh nëse hani për një kohë të gjatë ushqime të pashëndetshme.

Një adoleshent nga Bristol, ka mbetur i verbër dhe shurdh pasi që për shumë vite ka ngrënë vetëm ushqim të shpejt, duke i përfshirë, mishrat e përpunuar, çipsat dhe bukë të bardhë.

Adoleshenti emri i të cilit nuk dihet filloi ta humbas dëgjimin në moshën 14 vjeçare, dhe po ashtu edhe shikimin e tij duke treguar përkeqësim të shpejtë, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Në moshën 17 vjeçare, djaloshi mbeti i verbër tërësisht për shkak mungesës së ushqimeve të shëndetshme. Dëmi të cilin ia ka shkaktuar, thuhet nga mjekët që është i pakthyeshëm.

Adoleshenti u diagnostifikua me neuropati optike ushqyese sëmundje që zakonisht që gjendet vetëm në rajone të goditura nga uria, lufta dhe katastrofat e ndryshme.

Djaloshi në një intervistë për “The Sun”, kërkoi që emri i tij të mos përmendet, tha:

Jam bërë shumë i izoluar, kur isha më i vogël dilja ndonjëherë dhe luaja me shokë. Por, tani jam shumë i frikësuar për ta bërë këtë.

Ai i tregoi mjekëve, që asnjëherë nuk kishte pirë alkool, droga apo cigare, por që vetëm kishte ngrënë ushqime të pashëndetshme. Mungesa e vitaminave në dietën e tij kanë bërë që të shkatërrohet nervi i tij optik, nervi i cili e lidh syrin me trurin. Ai ka humbur fibrat në retinën e tij, organi i cili transmeton sinjalin e dritës në tru.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark