Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina edhe njëherë e ka marrë vëmendjen në media e publik.
Kësaj radhe me një imazh të postuar në Instagram ku shihet pranë një mashkulli i cili supozohet se është i dashuri i saj.
“Mbreti im”, ka shkruar ajo pranë postimit duke treguar se ndjehet mirë pranë personit që po e shoqëron.
Me publikimin e këtij imazhi është zgjuar menjëherë kureshtja e shumë fansave pasi ajo nuk ia ka zbuluar fytyrën.