Pasi u radhit në vendin e katër në zgjedhje – Haradinaj tregon prioritet kryesore të AAK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Pasi u radhit në vendin e katër në zgjedhje – Haradinaj tregon prioritet kryesore të AAK-së

    Insajderi
    08 October 2019 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse, koalicioni AAK-PSD është radhitur në vendin e katër në zgjedhjet e 6 tetorit, Ramush Haradinaj pretendenti për kryeministër nga ky koalicion, sot përmes një shkrimi ka bërë të ditura  temat me të cilat do të jetë e angazhuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. 

    Haradinaj ka thënë se AAK do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit.

    Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë, ka shkruar Haradinaj:

    Politikë e Jashtme

    • Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA
    • Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB
    • Statusi i kandidatit për BE
    • Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave

    Dialogu me Serbinë

    • Dialogu pa kushte me Serbinë
    • Njohje reciproke në kufijtë ekzistues
    • Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës

    Politikat ekonomike

    • Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %
    • Rritje dhe stabilitet buxhetor
    • Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal
    • Kosova e Re, investimi i Contour Global
    • Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare
    • Shtimi i subvencioneve në bujqësi
    • Pagat 10% rritje çdo vit
    • Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën

    Sundimi i Ligjit dhe Siguri

    • Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor
    • Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë

    Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal

    • Ligji për Mitrovicën
    • Rruga Deçan – Plavë
    • Rruga Prizren – Tetovë
    • Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit
    • Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen
    • Autostrada e Dukagjinit

    Arsim dhe Politika sociale

    • Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual
    • Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve
    • Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore
    • Rregullimi i pensioneve me ligj

    RH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark