E gjithë bota është duke folur për Britaninë e Madhe, pas një referendumi historik për tu larguar nga Bashkimi Evropian. Edhe pse drejtuesit e fushatës për të dalë nga Evropa janë duke folur për fitoren e tyre, duket se shumë britanikë nuk e dinë se për çfarë në të vërtetë votuan dhe se çfarë do të thotë largimi nga BE-ja.
Rënia e tregut të aksioneve dhe një rënie e madhe e vlerës së funtës të cilën Britania nuk e ka parë në më shumë se 30 vjet, votuesit tani përballen me një seri të goditjesh ekonomike, për të cilat analistët thonë se vetëm do të përkeqësohen para se të përmirësohen.
Pasojat e votimit për largim nga BE-ja do të vërehen edhe më gjerë në Evropë dhe SHBA, e për këtë disa qytetarë britanikë thonë se janë penduar për votën e tyre.
“Edhe pse kam votuar për të lënë BE-në, këtë mëngjes u zgjova dhe realiteti në fakt më goditi mua” tha një grua në kanalin e lajmeve ITV News. “Nëse unë do të kisha mundësinë për të votuar përsëri, do të ishte për të qëndruar në BE”.
Se konfuzioni mbi atë që Brexit mund të thotë shumë për ekonominë e vendit, duket se është reflektuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të enjten.
Google njoftoi gjithashtu, se gjatë ditës së sotshme shumë britanikë kanë kërkuar jo vetëm në lidhje me BE-në, por edhe kanë bërë pyetje të ndryshme. Google njoftoi se pas tetë orësh që votimi u mbyll, pyetja se “çfarë ndodh nëse ne largohemi nga BE-ja?” është trefishuar, krahasuar me më parë.
“What is the EU?” is the second top UK question on the EU since the #EURefResults were officially announced pic.twitter.com/1q4VAX3qcm
— GoogleTrends (@GoogleTrends) June 24, 2016
Madje, kompania e madhe teknologjike që ofron shërbimet e kërkimit në internet, Google, ka bërë të ditur se pyetja e dytë më e kërkuar e ditës së sotme në Britani është “Çfarë është BE-ja”, që tregon se britanikët nuk e dinin se ku po qëndronin dhe nuk e kishin idenë e Bashkimit Evropian. /Insajderi.com