Pasojat e luftës, me miliona njerëz në Ukrainë mund të vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pasojat e luftës, me miliona njerëz në Ukrainë mund të vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor

    Insajderi
    20 December 2022 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se 10 milionë njerëz, ose afërsisht një e katërta e popullsisë së Ukrainës, mund të vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor për shkak të luftës.

    “OBSH vlerëson se deri në 10 milionë njerëz janë në rrezik nga një formë e një çrregullimi mendor, që varion nga ankthi dhe stresi në kushte më të rënda”, tha Jarno Habicht, përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë.

    Kushtet e rënda përfshijnë çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Rastet rriten pas 10 muajsh konflikti, duke bërë që një agjenci e veçantë e OKB-së të nisë shërbime mbështetëse në internet.

    Deri më tani, të paktën 700 sulme ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Ukrainës, tregojnë të dhënat e OBSH-së, dhe sulmet e shtuara të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike që nga tetori, i kanë shtuar sfidat duke shkaktuar ndërprerje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark