“Pastë gruaja jote fatin e Marigonës”- Avokati i Krivaqës ankohet se mori 1 mijë e 800 komente negative - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Pastë gruaja jote fatin e Marigonës”- Avokati i Krivaqës ankohet se mori 1 mijë e 800 komente negative

    Insajderi
    01 August 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare në gjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, mbrojtësi i Krivaqës, avokati Admir Salihu, tha se ka marrë komente negative nga publiku, për mbrojtjen e të akuzuarit.

    “Kam marrë 1 mijë e 800 sms me komente si “pastë gruaja jote fatin e Marigonës, pastë vajza jote fatin e tillë”, tha avokati Salihu.

    Sipas tij, ky rast është ekzagjeruar nga publiku dhe konsideron se aktakuza është e dobët dhe joprofesionale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Salihu thotë se kjo aktakuzë është e ndikuar nga publiku për të paraqitur storie dhe ngjarje të paqena, por që nuk japin gjykimin dhe drejtësinë e merituar.

    “Prokuroria ka dështuar qartazi të provojë motivin, nëse motivi ka qenë tradhtia”, ka thënë tutje avokati Salihu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark