×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Patetizëm me bollëk”, Zogaj kritikon Osmanin

    Insajderi
    06 March 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani, ka shpërndarë një foto së bashku me, Rifat Jasharin, vëllain e komandantit legjendarë të UÇK-së, Adem Jasharit.

     “Të bashkuar jemi të pathyeshëm!”, ka shkruar Presidentja Osmani krahas fotografisë së publikuar.

     Por, kjo është kritikuar nga Petrit Zogaj. Ai përmes një statusi në Facebook, pasi ka shpërndarë foton e presidentes ka kritikuar Osmanin për mos mendim kritik por patetizëm më bollëk.

    Kur s’ke kurrfare mendimi politik, per kurgjo e asnjehere, ke patetizem e populizem me bollek”, ka shkruar Zogaj.

    Osmani ka publikuar foton e shkrepur nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt për nderë të 25 Vjetorit të Epopesë se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark