Patris Berisha e shan rënd personin që komentoi Tunën për lindjen e djalit të dytë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Patris Berisha e shan rënd personin që komentoi Tunën për lindjen e djalit të dytë

    Insajderi
    10 May 2021 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partis Berisha është kapur në komente me një person që i ka shkruar në Facebook ish-partneres së tij, Tunës.

    Altuna Sejdiu – Tuna që ka mbajtur shtatzëninë e dytë larg syrit të mediave, ka qenë cak i komenteve negative dje gjatë ditës.

    E për këtë arsye ka reaguar Patrisi duke i dalë në mbrojtje të njejtës.

    Berisha ka komentuar në postimin që ka bërë dje Tuna ku edhe ka lajmëruar se ka sjellë në jetë një djalë.

    Megjithatë, Patrisi ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër komentuesit, duke e sharë të njëjtin me nënë.

    Tuna djalin e ka pagëzuar me emrin Zen. Lindja e djalit të saj të dytë ka rastisur të jetë në Ditën e Nënës.

    “Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës. Proud Mom of Tian and Zen“, ka shkruar ajo.

    Image


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark