Këngëtarja Altuna Sejdiu zbuloi se u bekua sërish me një djalë, që e ka pagëzuar me emrin Zen.
Tuna në postimin e saj shkroi “Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”.
Menjëherë pas zbulimit të lajmit reagoi dhe Patrisi, i cili tregoi se ai është babai i fëmijës së dytë të Tunës.
Dje për herë të parë pas lindjes së vogëlushit, Patrisi ka publikuar një video shumë të ëmbël me djalin. Ai ka postuar në rrjetin social “nstagram” një video, në të cilën shihet duke larë Zenin në një vaskë.