Insajderi
Biznes

Paundi arrin në nivelin më të ulët në 30 muaj, si rrjedhojë e frikës së Brexit

Insajderi
04 August 2019 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paundi u fundos në nivelin më të ulët të 30 muajve të enjten, nën presionin e një dollari më të fortë dhe ringjalljes së shqetësimeve se Britania mund të dilte nga Bashkimi Evropian më 31 tetor pa një marrëveshje tregtare.

Poundi humbi më shumë se 4% të vlerës së tij në korrik, muajin e tij më të keq që nga tetori 2016, pas premtimit të kryeministrit të ri Boris Johnson se do të linte BE-në më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me Brukselin. Kjo ndezi panik midis investitorëve se Britania ishte në rrugën e duhur për një divorc të çrregullt.

Paundi arriti ndaj dollarit në $1.2101, niveli më i ulët nga janari 2017, pasi Rezerva federale e SHBA-ve uli normat e interesit, por nuk ishte aq agresive sa pritej.

Kundjret euros, paundi shënoi pak ndryshime, në 91.100 pence për EUR.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark