×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Pavarësi e zbehtë, e gjymtë”- intervista e famshme mosbesuese e kryeministrit për pavarësimin e Kosovës

    Insajderi
    18 February 2024 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Do të jetë një pavarësi e zbehtë dhe e gjymtë”. Kështu shprehej tash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

    Në intervistën e dates 14 shkurt të 2008-ës, Kurti thoshte se pavarësia e Kosovës s’do t’i ketë katër elemente: ulësen në OKB, ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Jashtme, ta ketë ushtrinë dhe integritetin territorial, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Unë mendoj që jo në kuptimin e pavarësisë, në sovranitet të plotë asesi, por do të jetë një pavarësi e zbehtë dhe e gjymtë. Me sovranitet të plotë: Ulëse në OKB, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, ushtri dhe integritetin territorial. Por, me këtë pavarësi që do ta ketë brenda Pakon e Ahtisaar-it, nuk do t’i kemi asnjërën prej tyre. Kosova nuk është problem, Kosova ka një problem që quhet Serbi”, deklarohej atëkohë Kurti në opozitë.

    Përveç ulëses në OKB, Kosova ka arritur t’i fitojë dy ministritë, Forca e Sigurisë së Kosovës është në fazë tranzicioni në të kthyerit ushtri dhe ka integritetin e vetë territorial.

    Tutje, ai thoshte se kryeministri atëkohë, Hashim Thaçi, duhet t’i vë kushte UNMIK-ut.

    “Populli i Kosovës është duke e pritur pavarësinë, mirëpo unë mendoj që edhe pak ditë duhet të priten të kalohen, edhe do të kuptohet shumë qartë se pavarësi është quajtur diçka që është esencialisht varësi, po shihet se sa e varur do të jetë kjo pavarësi e paralajmëruar tash e shumë kohë”, deklarohej Kurti ndër të tjera. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark