×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pazari për vetura – si e mashtruan vëllezërit Vllasaliu viktimën Rexhepi për ta dërguar tek shtëpia ku u vra

    Insajderi
    23 October 2022 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Bedri Rexhepi i cili merrej me shit-blerjen e veturave është vënë në lajthitje nga dy vëllezërit Vllasaliu, Jeton e Nexhati. Sipas dosjes që posedon InDoks, dyshja për katër muaj radhazi planifikonin ekzekutimin e tij. Motivi i vrasjes po del të jetë 30 mijë euro. Para të cilat ishin dedikuar për blerjen e dy veturave të cilat Jetoni ia kishte sugjeruar viktimës Rexhepi.

    Pas 18 muajve trupi i tij u gjetë në Novobërdë. Gazeta Insajderi ju sjell detajet ekskluzive të vrasjes makaber ndaj biznesmenit kosovar.

    Në ditën kritike, me 8 prill Bedri Rexhepi me makinën e tij do ta merrte Jeton Vllasaliu për të shkuar për t’i blerë veturat. Por, sipas Prokurorisë plani i vërtetë i Jetonit ishte që ta vriste Bedriun.

    Dorasi, Jeton Vllasaliu e kishte bindur Bedriun që të ktheheshin tek shtëpia e vëllait të tij, Nexhatit, poashtu i akuzuar për bashkëkryerje të vrasjes së Bedri Rexhepit. Madje e shërbeu edhe me kafe.

    Me të përfunduar kafet, siç ka pohuar vet Jeton Vllasaliu, mes tyre fillon një fjalosje, dhe me duar, pa ndonjë mjet tjetër, ai arrin që ta vras Bedri Rexhepin. Viktima kishte tentuar që të rezistonte, por pa sukses.

    I dyshuari kryesor për vrasjen e Bedriut, i ka ndryshuar deklaratat pesë herë në Prokurori. Njëherë tregonte detaje të rastit, e herën tjetër mohonte gjithçka.

    E vetëm me 7 tetor, ai kishte vendosur ta pranonte fajësinë, por duke thënë se “vrasja kishte ndodhur aksidentalisht”. Derisa sa fliste pa u ndalur, i kërkoi falje prokurorisë e familjeve për këto telashe që iu ka shkaktuar.

    Vetura të ndjerit Bedri Rexhepi të tipit “Jeep Grand Cherokee” me targa 05-406-EJ ishte dërguar nga dorasi, Jeton Vllasaliu në arat e fshatit Sushicë-Janjevë.

    Me 9 prill Nexhat e Jeton Vllasaliu fshehin trupin e pajetë të Bedriut në vendin malor të njohur si “Mali i Madh në Vllasali”.

    Jeton e Nexhat Vllasaliu po akuzohen për veprat penale “vrasje e rëndë” e “dëmtim i varrave apo kufomave”.

    Prokurori i rastit, Arton Hamiti ka konfirmuar se deri në zbardhjen e rastit kanë intervistuar 29 persona.

    “Kemi dalë në terren për me kërku vendin se ku mund të jetë trupi i të ndjerit, por një kohë të gjatë s’ka pasur rezultate. Mirëpo, pas ekzaminimit edhe njëherë të të gjitha, dmth mos të harrojmë, në aktakuzë kur ta keni në dorë, të shihni se 29 dëshmitarë relevantë janë që janë të parapamë në këtë aktakuzë si dhe mbrojtja e të pandehurit. Por, janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje, por që kanë dalë se s’janë relevantë për rastin. Por, 29 prej tyre si dëshmitarë na kanë ndihmu. Për ndonjë pistë që në fund rezultoi me suksese me datën 30.09.2022 kur u arritë të gjenden mbetjet mortore“, ka thënë prokurori.

    Ndërkohë, përveç dy të akuzuarve kryesorë, Jeton e Nexhat Vllasaliu edhe gruaja e Nexhatit e edhe një mbesë e tyre janë duke u akuzuar për deklarim të rrejshëm.

    Të ndjerit, Bedri Rexhepi të enjten e 20 tetorit iu dha edhe lamtumira e fundit. Ai u varros në varrezat e qytetit të Shtimes.

    InDoks |Krimi makabër te Mali i Madh – Dokumentar ekskluziv për vrasjen e Bedri Rexhepit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark