Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka thënë se kryetari aktual, Agim Bahtiri, po lavdërohet me projektet që i kishte filluar ish-kryetari, Avni Kastrati, nga PDK-ja.
“Duke e ndjerë dështimin total në të gjitha fushat, kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të lavdërohet me projektet që ishin përgatitur dhe kishin nisur në kohën e Avni Kastratit. I tillë është edhe projekti për sheshin e qytetit që kishte nisur në vitin 2011”, thuhet në reagim.
“Përveç zyrtarëve komunalë, në përgatitjen e atij projekti ishin kyqur edhe ekspertë të Komisionit Evropian, në mënyrë që të hartohej një projekt sa më modern për qytetin e Mitrovicës. Për projektin që ishte siguruar edhe financimi nga BE-ja, ekzistojnë fotografi që dëshmojnë ecurinë e gjithë procesit. Fotografitë dhe komunikatat për këtë projekt të Avni Kastratit ekzistojnë edhe në ëebfaqen e komunës”, përfundon reagimi./Insajderi.com