PDK: Ahmeti po dëshiron të krijojë situata tensionuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Ahmeti po dëshiron të krijojë situata tensionuese

    Insajderi
    31 May 2016 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    PDK në Prishtinë përmes një komunikate për media ka treguar arsyet se pse sot asamblistët e kësaj partie nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

    Sipas PDK, kryetari Shpend Ahmeti, nuk është dashur që të thirr mbledhje të jashtëzakonshme pasi që tema që është trajtuar sot ka mundur të trajtohet edhe në mbledhje të rregullt.

    Në rend dite sot ka qenë ndarja e tokës për ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, ku udhëheqësia e Prishtinës ka vendosur që t’ia caktojë vendin ku gjendet selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

    “Konsiderojmë që kjo mbledhje është thirrur me tendenca për të tensionuar KK të Prishtinës duke na sfiduar me qëllim me tema të tilla. Qëllimi i kësaj mbledhje nuk ka qenë gjetja e zgjidhjes por krijimi i problemit të cilin Shpendi pastaj mundohet ta përdorë për marketingun e tij populist  e folklorik”, thuhet në reagimin e PDK.

    Sipas PDK-së, kjo temë është përdorur nga Ahmeti “për marketing” dhe për të krijuar tension brenda Kuvendit Komunal. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark