PDK akuzon Agim Bahtirin për punësim të familjarëve në Komunën e Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK akuzon Agim Bahtirin për punësim të familjarëve në Komunën e Mitrovicës

    Insajderi
    14 June 2016 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për punësime familjare në komunë.

    “Dikur premtonte shumë vende pune për çdo familje të Mitrovicës, ndërsa sot Agim Bahtiri punëson dhëndurët, nipërit, mbesat dhe farefisin e tij. Kjo ka ndodhur  në administratën komunale dhe institucionet vartëse të Komunës, siç janë palestra e sporteve “Minatori”, ku ka punësuar dhëndrin, përkatësisht bashkëshortin e Xhevrije Bahtirit, motrës së Agim Bahtirit, përderisa në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gushafc ka punësuar mbesën e tij”, thuhet në një komunikatë të PDK-së në Mitrovicë.

    Po ashtu, kjo degë e PDK-së kritikon Bahtirin për punësimin e personave me kontartë mbi vepër.

    “Kur  erdhi në pushtet i largoi 10 veta nga administrata komunale me pretekstin se kanë punuar me “Kontrata mbi vepër”, ndërsa tani administratën komunale e ka stërngarkuar me mbi 40 persona të cilët i paguan nga kategoria ekonomike “Mallra dhe shërbime” ose “Kontrata mbi vepër”. Krejt këto i bënë me qëllim që t’i shfrytëzoj për këtë kohë kur është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme në AKR”.

    “Ky njeri aq e ka banalizuar institucionin e konkursit sa që kushdo që aplikon për punë në administratën komunale e bënë vetëm që ta sprovoj veten në testim me shkrim, ngase emrat që pranohen dihen ende pa u hap konkursi. Rasti i fundit është për konkursin me titull “Zyrtar i shërbimeve sociale”, për të cilin është raportuar edhe në media.”

    Për më tepër, PDK thotë se Agim Bahtiri “përzihet edhe në punët e prokurorimit” përmes të të afërmeve të tij./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark