PDK dënon dhunën në veri, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dënon dhunën në veri, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtarë

    Insajderi
    26 May 2023 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të vlerësojë situatën në veri dhe veprimet t’i ndërmarr në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.

    Përmes një komunikate, PDK-ja ka dënuar tendencën për dhunë nga grupet e dirigjuara nga Serbia.

    “Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirigjuara nga Serbia. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e partisë më të madhe opozitare.

    Tutej, PDK-së thotë se përshkallëzimi i situatës nuk i sjell asnjë dobi Kosovës.

    “Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark