Insajderi
Lajme

PDK dorëzon ankesë për procesin zgjedhor në Mitrovicë

Insajderi
11 November 2025 - 19:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK dorëzon ankesë për procesin zgjedhor në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës tha se ka dorëzuar ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se ky hap është ndërmarrë brenda afatit ligjor dhe në përputhje me procedurat, me qëllim mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe vullnetit të qytetarëve.

“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, PDK ka dorëzuar ankesën zyrtare në PZAP. Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës,” thuhet në reagim.

PDK thekson se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë “vullnetin real të qytetarëve”, duke shtuar se “vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar”.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark