Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, ka dhënë një varg kritikash rreth përpilimit të projektbuxhetit për vitin 2017.
Ajo ka thënë se ky projektbuxhet nuk dallon shumë nga vitet e kaluara.
“Projektbuxheti për vitin 2017 nuk dallon shumë nga buxhetet e viteve të kaluara. Ai nuk është i harmonizuar sa duhet me strategjitë tjera për zhvillim ekonomik”, ka thënë ajo.
Megjithatë, ajo ka thënë se PDK-ja e përkrahë miratimin e tij por kërkon plotësim-ndryshimet, të cilat duhet t’i bëjë Komisioni përkatës.
“Grupi Parlamentar i PDK-së është pro miratimit të projektligjit për buxhetin e vitit 2017, por me plotësim-ndryshimet e nevojshme”, ka shtuar ajo./Insajderi.com