Dega e PDK-së në Obiliq përfundimisht është larguar nga koalicioni me AAK-në, e cila e drejton komunën përmes kryetarit Xhafer Gashi.
Largimin përfundimtar nga koalicioni e ka konfirmuar për Veriu.info Lulzim Sadiku, shef i asambleistëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Obiliqit.
“Këshilli Drejtues i degës ka marrë vendim që PDK-ja ta prish koalicionin me AAK-në, pasi që edhe e kemi marrë mbeshtetjen e të gjitha nëndegëve dhe aktivistëve të PDK-së për këtë. Ne e kemi pritur kryetarin e komunës katër ditë që të reflektoj, mirëpo ai nuk ka dashur dhe tash ne largohemi nga koalicioni”, ka thënë Sadiku për veriu.info.
I pyetur se pse nënkryetari i komunës nga radhët e PDK-së po qendron ende në atë pozitë, Sadiku ka thënë që pas vendimit pret që ai nga nesër mos ta ushtroj më detyrën e nënkryetarit dhe kështu ta respektoj vendimin e partisë. /Insajderi.com