PDK fton Prokurorinë të monitorojë bastionet e saj në Drenas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK fton Prokurorinë të monitorojë bastionet e saj në Drenas

    Insajderi
    18 December 2016 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas akuzave të Nismës për Kosovën, se Partia Demokratike e Kosovës po planifikon votim kolektiv gjatë mbrëmjes në Drenas, ka reaguar PDK.

    Zëdhënësi i kësaj partie në Drenas, Betim Berisha ka thënë se NISMA është duke propaganduar rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

    “Nisma vetëm ka filluar të propagandojë rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve, duke u munduar t’i godas vendvotimet që tërë Drenasi e di, që janë votues tradicional të PDK-së”, ka thënë Berisha.

    Berisha më tej ka bërë thirrje tek Prokuroria e Shtetit, që t’i monitorojë vendvotimet që llogariten si bastione të PDK-së, ku sipas tij, Nisma po tenton ta prishë procesin e votimit.

    “Ftojmë organet e rendit të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec”, ka thënë Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark