×
  • Lajme
  • Insajderi

    PDK-ja thyen çdo rregull anti-Covid në Skenderaj – tubon qindra njerëz në një ambient të mbyllur

    Insajderi
    26 January 2021 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj dhe Sami Lushtaku, kanë thyer cdo rregull të pandemisë Covid-19 në një tubim në Skenderaj.

    Në një postim të Lushtakut në llogarinë e tij në Facebook, shihen qindra njerëz të mbledhur në një ambient të mbyllur, shkruan Gazeta Insajderi.

    Derisa, Lushtaku ka shkruar se në këtë tubim kanë takuar familje të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    “Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori”, ka shkruar Lushtaku.

    Lushtaku me një numër kaq të madh të njerëve ka thënë se ata do të dalin fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit!”, ka shkruar Lushtaku.

    Derisa në masat e reja të mara nga Ministria e Shëndetësisë në tubime lejohen të jenë vetëm 50 persona. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark