Insajderi
Lajme

PDK-ja vendos emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit: UÇK na bashkon

Insajderi
09 September 2026 - 11:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK-ja vendos emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit: UÇK na bashkon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në foltoren e Kuvendit, pak para nisjes së seancës konstituive.

Poshtë emblemës është vendosur mbishkrimi “UÇK na bashkon”.

Ky veprim i PDK-së vjen në një kohë kur Gjykata Speciale pritet të shpallë vendimin për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme që Kuvendi të jetë i konstituuar në këtë periudhë, kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark