PDK-ja nominon Dhurata Hoxhën për ministre të Drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja nominon Dhurata Hoxhën për ministre të Drejtësisë

    Insajderi
    11 July 2016 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën e Dhurata Hoxhës për ministre të Drejtësisë, e cila do ta zëvendësojë Hajredin Kuçin, i cili qëndroi në këtë pozitë për disa vjet.

    Përmes një konference për medie, të mbajtur sot në selinë e PDK-së, nënkryetari i saj, Hajredin Kuçi, prezantoi të nominuarën Hoxha. Këtë nominim ai e cilësoi si lajm të mirë për Drejtësinë në Kosovë, por edhe vetë PDK-në.

    “Kuadër i përgatitur edhe nga arsimimi i saj, por edhe nga përvoja e arritur si këshilltare e ish-Kryeministrit, por edhe tani e Kryetarit të Kuvendit. Në pozicionin e ri znj. Hoxha do ta ngrisë përceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

    Kurse Dhurata Hoxha, e nominuar për postin e ministres së Drejtësisë, shprehu gatishmërinë për të vazhduar me reformat në sistemin e drejtësisë.

    “Dua të shpreh përkushtimin tim personal që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit”, tha Hoxha.

    Ajo premtoi transparencë të plotë gjatë punës së saj, si dhe bashkëpunim me shoqërinë civile./Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark