Insajderi
Lajme

PDK kërkon që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetor

Insajderi
20 November 2025 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK kërkon që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas takimit me presidenten ka kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori.

Hamza ka thënë se kjo datë është më afër sesa 28 dhjetori dhe se data e fundit është para ndërrimit të moteve, shkruan Insajderi.

“Data tjetër që është përmend në takim në datën 28, ne kemi qenë në favor të datës 21, sepse data 28 është datë para ndërrimit të vitit. KQZ kur janë zgjedhjet e parakohshme, gjithmonë janë zgjedhje që kanë afatin e limituar kohore dhe unë jam i bindur që ata do ta bëjnë më të mirën e mundshme”, deklaroi ai.

Hamza po ashtu tha se buxheti i shtetit mund të shfrytëzohet për dy muajt e parë të vitit 2026, para se institucionet të konstituohen në mars të vitit të ardhshëm. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark