Para pak ditësh nënkryetari i Komunës së Kllokotit, Milos Stojkoviç, në një emision televiziv në Serbi ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë krime në Kosovë kundër civilëve serbë.
Kjo ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës në Kllokot, të reagojë dhe të kërkojë nga kryetari shkarkimin e tij, për shkak të deklaratave që nxisin konflikte ndëretnike.
Reagimi i plotë:
Ky zyrtar i Komunës Kllokotit ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka bërë krime ndajë më shumë se 2000 civilëve serb në Kosovë, ka vrarë dhe kidnapuar njerëz, dhe kërkesa e tij se Ramush Haradinaj duhet të ekstradohet në Serbi për tu gjykuar duhet të ndëshkohet dhe të merren masa ndaj tij.
Ne i konsiderojmë deklarata tendencioze të tij që nxisin edhe konflikt ndëretnik në Kllokot.
Të gjithë e dimë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejt dhe e pastër, dhe Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës!
Tentimi për të penguar integrimin e Serbëve në Kosovë duke u munduar të nxisin dhunë,urrejtje dhe duke shpifur mund të shkaktojë probleme për qytetarët serbë në Kllokot të cilët nga këto politika të urrejtjes, nxitjes dhe shpifjes vetëm se do i sjellin shumë pasoja negative qytetarëve të Komunës Kllokotit.
Kërkojmë nga Kryetari i Komunës Kllokotit, Streqko Spasic, të shkarkojë menjëherë Zëvendës Kryetarin e Komunës Kllokotit, Milos Stojkovic.
Kërkojmë nga organet të drejtësisë së Kosovës të merren me këto deklarata nxitëse,, të urrejtjes dhe shpifjes.
Kërkojmë nga Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal që të marrin masat e duhura me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe rregulloret në fuqi, që ta ndëshkojnë për mos ardhjen e këtij zyrtari në vendin e tij të punës qe tre vite(nga 15.01.2014) që marrin masat e duhura edhe ndaj dëmtimit të buxhetit të Komunës dhe Shtetit, dhe të nisin procedurat për shkarkimin e këtij zyrtari për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
I kërkojmë edhe nënkryetarit për Komunitete zotri Hasan Rashitit, që pavarësisht që i ka ndihmuar këtij zyrtari të Listës Serbe dhe Streqko Spasicit me 83 vota, të japë dorëheqjen nga posti i tij sepse asnjëherë nuk arriti të mbroj,kultivoj dhe ruaj vlerat e komunitetit të tij ashtu siç janë të garantuara me ligj./Gazeta Express/