×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Kjo është data e fundit kur shpërbëhet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje të reja

    Insajderi
    24 May 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka përsëritur kërkesën për shpërndarje të Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje.

    Ai ka thënë se 30 maji do të jetë dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.

    Tahiri në konferencë për media pasi dështoi seanca për tre vjet qeverisje të kryeministrit Kurti ka thënë se komunikimi me partitë politikë është intensiv.

    “Puna e Kuvendit ka degraduar deri në atë pikë saqë me zor mund ta mbajmë në jetë edhe një tetë muaj deri te zgjedhjet e rregullta. Mirë është të reflektojmë, t’i hapim rrugë zgjedhjeve të reja në qershor apo korrik. Tash dy javë jemi në komunikim më intensiv, dhe do vazhdojmë në vijim deri te momenti, siç e kemi thënë këtë të enjte do të jetë dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit, apo 30 maji. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë koordinim për shpërndarjen e Kuvendit e humbim mundësinë që qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit më 30 qershor apo 7 korrik. Është dita e fundit dhe nuk do t’i ndalim përpjekjet”, ka thënë ai.

    “Sot grupi parlamentar i PDK i është përgjigjur pozitivisht grupit paralentar të AAK cila në rend dite kishte një debat i cili në fund do të kurorëzoj me votimin e një rezolute e cila i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës të tërhiqej, apo të nxirret një mocion i votbesimit ashtu siç e kanë kërkuar në vazhdimësi. PDK do ta votoj këtë nismë pra të AAK-së, mirëpo ajo çka është e rëndësishme përtej kësaj seance përtej dështimeve të vazhdueshme. Ju e shihni gjendjen në cilën është Kuvendi Kosovës e kemi një shumicë tashmë nuk i ka as numrat për të kaluar ligjet që janë me shumicë të thjeshtë. Ju e patë edhe dje që ishin një mori Projektligjil që u dështuan edhe të kalojnë edhe pse duhej prezenca e 61 deputetëve në sallë. Tashmë le që nuk bëhet llaf të kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare pa opozitën po në anën tjetër nuk e ka as shumicën ti kaloj këto projektligje që kërkohet me shumicë të thjesht. Ne si PDK ju bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha subjekteve politike në veçanti subjekteve politike parlamentare të reflektojnë mbi kërkesën e PDK-së e që është hapja rrugë e zgjedhjeve të parakohshme, shpërndarjes së Kuvendit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark