Insajderi
Lajme

PDK: Kryetari Hamza u citua pasaktë, ai foli për zotimin dhe aprovimin e ligjit në të gjitha leximet, jo për “leximin e parë”

Insajderi
03 October 2026 - 16:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK: Kryetari Hamza u citua pasaktë, ai foli për zotimin dhe aprovimin e ligjit në të gjitha leximet, jo për “leximin e parë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mediale lidhur me deklaratën e kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamza, duke bërë të ditur se qëndrimi i tij është cituar gabim dhe jashtë kontekstit.

Përmes një sqarimi nga Zyra për Informim, PDK bën me dije se Hamza nuk ka deklaruar se prioritet është vetëm leximi i parë i ligjit, por zotimi dhe më pas aprovimi i tij në të gjitha leximet, përpara se të hyhet në procedurën për zgjedhjen e presidentit.

Reagimi i plotë i PDK-së:

Zyra e Informimit e PDK-së, pas raportimeve mediale të nxjerra nga konteksti, si pasojë e citimit të pasaktë të deklaratës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, sqaron opinionin publik se kryetari Hamza nuk ka thënë se prioritet është leximi i parë i ligjit, por zotimi dhe më pas aprovimi i ligjit në të gjitha leximet, para se të hyhet në procedurën për zgjedhjen e presidentit.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështjeje, rëndësinë e qartësisë së qëndrimeve politike dhe nevojën për të shmangur çdo konfuzion në opinionin publik, Zyra e Informimit e PDK-së u kërkon mediave që ta korrigjojnë këtë pasaktësi dhe deklarata e kryetarit Hamza të citohet saktë, ashtu siç është thënë.

Përmbajtja e deklaratës së kryetarit Hamza mund të verifikohet lehtësisht duke dëgjuar deklaratën e tij të plotë, e cila është parafrazuar në mënyrë të pasaktë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark