×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK – LDK gati për zgjedhje

    Insajderi
    06 February 2016 - 10:31

     

    Dy partitë politike që përbëjnë koalicionin e ashtuquajtur të “elefantëve” PDK e LDK, edhe pse po kundërshtojnë kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ato tashmë kanë filluar mobilizimin e partisë nga brenda.

    Madje intensifikimi i takimeve nëpër degë e nëndegë nga liderët e partive, nga analistët konsiderohet si fillim i fushatës për zgjedhje të parakohshme. Më aktiv në terren është kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij Kadri Veseli.

    Por, edhe LDK-ja është aktive në terren, pasi disa nga drejtuesit e kësaj partie po zhvillojnë takime të shumta me strukturat e partisë. Gjithnjë sipas analistëve, dy partitë e mëdha përgatiten për zgjedhje, në rast se dështon përpjekja e Hashim Thaçit për t’u zgjedhur president.

    Në anën tjetër vetë përfaqësuesit e këtyre dy partive politike, takimet e shpeshta nëpër degë e nëndegë i konsiderojnë të rëndomta. Zëri.info

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark