Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thirrur mbledhje urgjente të anëtarëve të kryesisë së partisë në orën 12:00, pasi në Kuvend u dorëzua nga opozita një mocion për shkarkimin e Qeverisë “Mustafa” që drejtohet nga PDK-ja në koalicion me LDK-në.
Pika kryesore e diskutimit në këtë mbledhje, dhe po ashtu do të diskutohet edhe gatishmëria e PDK-së për të hyrë në proces të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Mbledhja do të mbahet në selinë e PDK-së.