Insajderi
Lajme

PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, nuk lejojmë që pushteti të mbivendoset mbi Kushtetutën

Insajderi
28 April 2026 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, nuk lejojmë që pushteti të mbivendoset mbi Kushtetutën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës, tha se zgjedhja e mundshme e Presidentit në mënyrë të njëanshme është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.

Bedri Hamza, tha se ky veprim përbën cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe e shtyn vendin drejt një anarkie politike me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, u shpreh Hamza.

Kryesia e PDK-së thekson se shteti i Kosovës është ndërtuar me shumë sakrificë dhe se veprimet e tilla përbëjnë rrezik serioz për themelet demokratike të tij.

PDK shton se Kushtetuta dhe ligjet nuk mund të interpretohen sipas interesave të ngushta ditore politike dhe se çdo devijim nga këto parime krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Në përfundim, Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit demokratik dhe të ardhmes së vendit, duke ftuar njëkohësisht qytetarët të jenë vigjilentë dhe aktivë në mbrojtje të shtetit të së drejtës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark