Insajderi
Lajme

PDK në Mitrovicë hyn në koalicion me një parti

Insajderi
30 October 2025 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK në Mitrovicë hyn në koalicion me një parti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka bërë koalicion me partinë e komunitetit jo-shumicë Kosova Demokratik Turk Partisi në këtë komunë, kryetar i së cilës është Ergin Kanin.

Lajmin e ka bërë të ditur Arian Tahiri, kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK’së, duke thënë se koalicioni do të sigurojë “mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë” për qytetin e Mitrovicës.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Tahirit.

Arian Tahiri do të përballet në koalicion me Faton Pecin e Lëvizjes Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark