Në kohën sa kryesia e Kuvendit të Kosovës po vendoste se kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mustafa, partneri i koalicionit të saj Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë ka shpërndarë në rrjetin social Facebook ‘hashtegun’ Kadri Veseli, kryeministër.
Kryetari i Kuvendit, Veseli pritët që në zgjedhjet e ardhshme pavarësisht se kur do të mbahen ato ai do të jetë kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kryesia e Kuvendit, ka vendosur për të mërkurën që të mbahet seanca e jashtëzakonshme mocionin e rrëzimit të Qeverisë të iniciuar nga partitë opozitare, përkrahur edhe nga disa deputet të PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës, sot gjatë ditës ka mbajtur një mbledhje në lidhje me zhvillimet në vend ku pas saj vetë Veseli ka thënë se nuk është i kënaqur me gjendjen aktuale në vend./Insajderi.com