PDK: Nesër na bashkohet fituesi i Big Brother - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Nesër na bashkohet fituesi i Big Brother

    Insajderi
    31 May 2016 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, nëpërmjet së cilës ka njoftuar për aderimin e radhës në këtë subjekt politik.

    Zyra e Komunikimit e PDK’së ka bërë të ditur se kryetari i ri i partisë, Kadri Veseli, do t’i japë solemnisht Vesel Kurtishajt, fitues i Big Brother 8, librezën e anëtarësimit në PDK.

    “Nesër, më 1 Qershor 2016, në ora 9.30, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Kadri Veseli do të jap solemnisht librezën e anëtarësimit në PDK, Vesel Kurtishaj, fitues i “Big brother Albania 8”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PDK./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark