Insajderi
Lajme

PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00

Insajderi
21 August 2026 - 21:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës, tha se grupi parlamentar i kësaj partie, nga ora 11:00 nesër, do të jetë në sallën e Kuvendit.

Në komunikatë shtohet se kjo do bëhet në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e shtunë, 22 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit”.

“PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark