Insajderi
Lajme

PDK nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit, pret vendimin e Kushtetueses

Insajderi
13 September 2026 - 09:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit, pret vendimin e Kushtetueses
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, teksa pret një vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar për Telegrafin se vendimi për të mos marrë pjesë në seancë është marrë derisa Gjykata Kushtetuese të sqarojë çështjen.

“Ne nuk heqim dorë nga e drejta jonë, por po e presim vendimin e Gjykatës”, ka deklaruar Çitaku për Telegrafin.

Ajo ka bërë të ditur se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, do ta dorëzojë në Kuvend një letër përmes së cilës do të njoftohet se deputetët e partisë nuk do të marrin pjesë në seancë deri në sqarimin e çështjes nga Kushtetuesja.

“Po e presim afatin e fundit për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar Çitaku.

Seanca konstituive e Kuvendit pritet të nisë sot në orën 10:00, ndërsa në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo situatë vjen pas përplasjeve të së premtes, kur kandidatja e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme. Pas kësaj, deputetët e PDK-së u larguan nga salla dhe paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka vendosur t’i mbështesë Çitakun dhe Kujtim Shalën e LDK-së për postet e nënkryetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark