Ashtu siç paralajmëroi të martën përmes një komunikate për media, Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot aderimin e ri në këtë parti. Bëhet fjalë për Vesel Kurtishajn, i cili ishte shpallur fitues në Big Brother Albania.
Ai mori sot librezën e anëtarësimit në parti nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Kryetari i PDK-së me anë të një konference për shtyp, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do t’u japë hapësirë të gjithë të rinjve që duan të jenë pjesë e PDK-së, si në aktivitete partiake ashtu edhe në marrjen e përgjegjësive, në të ardhmen, në vendimmarrje.
Në anën tjetër, Kurtishaj tha se ka vendosur të bëhet pjesë e PDK-së pasi kjo parti u krijon hapësirën e duhur të rinjve./Insajderi.com