×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Veseli e premtoi Trepçën. Mustafa: Unë e premtova Trepçën

    Insajderi
    10 October 2016 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Trepça” kishte qenë një nga kauzat e protestës së opozitës bashkë me ish-ministrin serb Aleksandër Jabllanoviq, në shkurt të vitit të kaluar.

    Teksa Jabllanoviq që kishte fyer nënat gjakovare ishte shkarkuar, Ligji për “Trepçën” kishte mbetur një kauzë e pa realizuar bazuar në premtimet koalicionit qeverisës se do të bënin një zgjidhje.

    Zgjidhja, një Ligj për Trepçën u realizua tek afro 2 vitesh me nënshkrimin e tij nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

    Veseli që njëkohësisht është lider i partisë më të madhe në pushtet, PDK-së bashkë me LDK-në  e Isa Mustafës, në fakt ka dalë si një nga faktorët kryesor të arritjes së kësaj zgjidhje.

    Kështu së paku e ka proklamuar partia e tij, PDK. Në faqen e tyre në Facebook, PDK-ja ka shkruar se “ishte Veseli ai që e premtoi Trepçën” ndërsa LDK-ja në anën tjetër e ka bërë kryeministrin Isa Mustafa, përgjegjësin kryesor për realizimin e këtij premtimi.

    [iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPartiademokratikeekosoves%2Fposts%2F1171203502925694&width=500″]

    Ky konfrontim ka ndodhur pikërisht në të njëjtën ditë.

    [iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIsaMustafaKS%2Fposts%2F1120613198004916&width=500″]

    Ditën kur është miratuar ligji për “Trepçën”, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, nuk kanë hezituar për të marrë meritat për këtë vendim.

    Në rrjetin social “Facebook”, Partia Demokratike e Kosovës, ka shkruar për miratimin e ligjit të “Trepçës” meritor është Kadri Veseli.

    “Ketë e premtoi kryetari, Kadri Veseli, “Tani u bë #realitet”, ka shkruar PDK në faqen zyrtare në Facebook.

    Në të njëjtin rrjet social, ngjashëm ka shkruar edhe Kryeministri Isa Mustafa.

    “U pata premtuar Minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark