Insajderi
Lajme

PDK zyrtarisht nënshkruan koalicion me AAK’në në Mitrovicë

Insajderi
03 November 2025 - 13:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK zyrtarisht nënshkruan koalicion me AAK’në në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka nënshkruar koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili ka thënë se Qazim Nimani, i pari i AAK’së në degën në Mitrovicë, i është bashkuar rrugëtimit për këtë qytet, shkruan Insajderi.

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike”, thuhet në shkrimin e Tahirit.

PDK zyrtarizoi dje koalicionin edhe me LDK’në në Mitrovicë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark