×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    PDK’ja i kundërvihet Limajt- Dega në Malishevë e akuzon për keqpërdorim të procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    03 March 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega Malishevë, e ka akuzuar kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për keqpërdorim të procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK’së.

    Me anë të një reagimi në ‘Facebook’, kjo degë pretendon se Limaj përçau veteranët dhe vetë degën gjatë kohës sa ishte në PDK, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Keqpërdorimi i situatave në momente të caktuara, sikurse tani që po keqpërdoret procesi e Hagës nga Fatmir Limaj, nuk është ndonjë risi. Veprimet përçarëse, sidomos në Malishevë, zanafillën e kanë që nga lufta e UÇK-së”, thuhet në reagimin e tyre.

    “Kjo gjendje vazhdoi edhe pas luftës. Veprimet e tij janë evidente, “përçaj e sundo”. Kontribut i tij është përçarja e veteranëve në dy grupe të mëdha, Brigada 121 dhe Brigada 122. Situata edhe më e keqe ishte brenda PDK-së, duke krijuar grupacione, ndërsa vet Fatmir Limaj ishte dominues, sepse vet i kishte krijuar këto grupe. Në këtë kuptim dega e PDK-së nuk kishte përfaqësim në qendër, si subjekt. E rëndësishme për Limajn ishte faktorizimi i tij, e jo edhe i Malishevës. Dega e PDK-së ishte një bastion i votave, kishte arritur deri në mbi 14 000 vota. Këtë numër e përdorte Limaj dhe grupi i ngushtë i tij”, deklarohet tutje.

    Tutje, Limaj bashkë me Nismën Socialdemokrate akuzohen edhe për diferencime mes votuesve të PDK’së.

    “Ky subjekt problem e ka pragun, kështu ishte prej fillimit. Moskalimi i pragut në zgjedhjet e fundit është tregues i qartë që ky subjekt i ka ditët e numëruara. Andaj sjellja e  Limajt vetëm nëpër Malishevë tregon nivelin “e politikës së tij vizionare””.

    “Ta keqpërdorësh procesin e Hagës si një kauzë, dhe të përdorësh emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve, për të përfituar politikisht, kjo nuk do ndonjë koment”.

    “Qytetarët e Malishevës tashmë e kanë kuptuar “qëllimin fisnik” të Limaj.  Ngarendjet e tij teposhtë-përpjetë, lokal më lokal, odë më odë, vendosja e dorës në shpinë me secilin që takohet, janë veprime tashmë demode, jashtë kohës. Janë lodhur njerëzit me këtë lloj të bërit politikë. Është barrë për qytetarin ta përballojë këtë lloj aktrimi me vite të tëra”, përfundon reagimi i tyre. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark