Insajderi
Lajme

PDK’ja në Rahovec arrin marrëveshje me AAK’në, Cana jep detaje: Tri drejtori…

Insajderi
01 December 2025 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK’ja në Rahovec arrin marrëveshje me AAK’në, Cana jep detaje: Tri drejtori…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Rahovec ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje politike për qeverisje lokale me AAK’në atje, ku kryetar do të jetë Smajl Latifi.

Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Edon Cana, kreu i degës së PDK’së në Rahovec, i cili ka njoftuar se do të qeverisin në përputhje me planprogramin e PDK’së për vitin 2025-2029.

Ndër të tjera, Cana ka bërë të ditur se PDK do t’i ketë tri drejtori dhe pozitën e nënkryetares.

“Jemi marrë vesh në parim, të propozuar prej AAK-së. Tri drejtori të rëndësishme dhe një nënkryetare, drejtoritë do të jenë në përputhje me planprogramin që e kemi shpalos, po edhe në fusha të tjera do të jemi në përputhje të planprogrameve, të parimeve të qeverisjes. Këtë po e bëjmë për qytetarin e Rahovecit”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Edon Cana i PDK’së në raundin e parë të zgjedhjeve mori 3,327 vota apo 15,31 për qind të tyre. Smajl Latifi i AAK’së fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve me 8,521 vota apo 52,17 për qind sosh. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark