Peci: Çdo ditë po vijmë me shpresën që partitë tjera do të reflektojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Peci: Çdo ditë po vijmë me shpresën që partitë tjera do të reflektojnë

    Insajderi
    09 May 2025 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga lista e Vetëvendosjes, Faton Peci, tha se edhe sot do të provojnë të themelojnë Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit/es. 

    “Ne çdo ditë vijmë me vullnet pozitiv me shpresën që edhe partitë tjera do të reflektojnë. Ne edhe sot do të provojmë të themelojmë komisionin”.

    I pyetur për një takim të mundshëm me të gjitha partitë të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, Peci tha se janë për dialog, por se duhet ta shohin edhe përmbajtjen e ftesës.

    “Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e ftesës”.

    Ai po ashtu tha se e kanë të njëjtin emër për kryeparlamentare – Albulena Haxhiun.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark