×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ia ofendoi shefen, Pecin i sulet Skënder Hysenit: Je harmonikash

    Insajderi
    22 November 2022 - 22:58

     Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci  i ka reaguar ashpër ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni i cili ka krahasuar qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani me ato të ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq.

    Peci ka thënë Hyseni mund të ketë “makthe” presidenciale, përderisa me përulje i ka thënë që ta akordojë më mirë harmonikën.

    “Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme”, ka shkruar Peci në facebook.

    Ky është reagimi i plotë i Pecit:

    Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme.

    Si përkthyes konsekutiv ishte dashtë ta keni mbamendjen të freskët: Millosheviqi është kriminel lufte.

    Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. Në esencë dërdëllitjet tua janë elegji për kohën e dikurshme. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve.

    Po të kishe sukses në dialog, si koordinator, nuk do të ishim ende në bisedime me Serbinë. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po përpiqen me i sanu dëmet e tua dhe shokëve. Ndaj, rri, më mirë mos fol!

    Rri në rolin tënd tradicional siç të njeh Çarshia e Prishtinës, atë të harmonikashit!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark