×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peci i troket në derë edhe Komunës së Prishtinës, kërkon ta lirojë një objekt

    Insajderi
    21 March 2024 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se po i sabotohet vullneti për bashkëpunim nga Komuna e Prishtinës për lirimin e një hapësire ku po vepron një nga operatorët ekonomikë në pronë të ministrisë.

    Peci me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se për këtë është marrë aktvendim i formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, që i jep të drejtë ministrisë për pronën, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat ku po vepron njëri nga operatorët ekonomik në mënyrë të kundërligjshme, pronë e Ministrisë së Bujqësisë…”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.

    Ai ka thënë se për këtë i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës për asistim në lirimin e objektit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark