×
  • Lajme
  • Insajderi

    Peci luan futboll, Haxhiu shikon film- Ministrat e Kurtit nuk stresohen për takimin e nesërm të Zajednicës

    Insajderi
    27 February 2023 - 00:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq, ditën e hënë, do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë, në Bruksel. Ky takim pritet të jetë i rëndësishëm pasi që pritet të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku përfshihet edhe Asociacioni.

    Për ngjarjen e ditës se hënë, BE, Franca, Gjermania me mbeshtetje të SHBA-ve ka pothuajse një vit që janë përgatitur.

    Ky takim, pritet të jetë ndër më të vështirët për kryeministrin e vendit pasi në tavolinë pritet të diskutohet për “Zajednicen”. Marrëveshje kjo që ishte kundërshtuar fuqishem nga Kurti – opozitar.

    Kurti, ndoshta mund të jetë i stresuar sonte, por, jo edhe ministrat e tij. Dy nga ministrat më të afërt të tij, Albulena Haxhiu e Faton Peci kanë zgjedhur të argëtohen, shkruan Insajderi.

    Njëra duke shikuar serialin “Borgen” e tjetri duke luajtur futboll. Kështu të paktën lënë të kuptohet nga postimet e tyre në “story” të Instagramit.

    Nesër, përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me liderët. Takimet do të fillojnë nga ora 15:00, pastaj do të ketë takim të përbashkët me të dyja palet.

    Sipas njoftimit të Shërbimit Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimeve pritet të prononcohet për media.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbaj të informuar lidhur me ecurinë e takimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark