×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peci: Prona katër milionëshe e Ministrisë iu bart një serbi që sipas informacioneve ka qenë i uniformuar në luftën në Kosovë

    Insajderi
    10 April 2024 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se një pronë e ministrisë që e drejton ishte bartur te qytetari serb me emrin Jovica Deniq.

    Në emisionin “DPT Te Fidani”, Peci ka pretenduar se Deniq ishte person i uniformuar në periudhën e Slobodan Millosheviqit në Kosovë.

    “Rasti më flagrant që me insistimin tonë kemi arritur të kthejmë pronën e ministrisë së Bujqësisë është rasti i Jovica Deniqit. Është serb që sipas informacioneve disa qytetarë të rëndomtë i kanë ndarë me mua, është person që ka qenë i uniformuar në periudhën e Millosheviqit në Kosovë”, ka thënë ministri Peci.

    “Dhe në vitin 2020 i është bartur prona e ministrisë në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, afër urës së autostradës që me gjasë është diku edhe kufiri administrativ mes Prishtinës dhe Fushë-Kosovës, në të cilën 1 hektar e 34 ari në vlerë me çmimin e tregut diku 4 milionë euro”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark