Insajderi
Lajme

Peci “shpërthen” ndaj PDK-së: Billbordet pa leje hiqen, përjashtim vetëm për Thaçin dhe Veselin, shkoni pini diçka të ftohtë

Insajderi
25 March 2026 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peci “shpërthen” ndaj PDK-së: Billbordet pa leje hiqen, përjashtim vetëm për Thaçin dhe Veselin,  shkoni pini diçka të ftohtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, ka reaguar lidhur me largimin e disa billbordeve në këtë komunë, duke sqaruar se një pjesë e tyre kanë qenë të vendosura pa leje dhe janë shfrytëzuar në mënyrë kundërligjshme.

Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se ka rekomanduar që të bëhet përjashtim vetëm për billbordin e vendosur për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhen ata.

Peci gjithashtu reagoi ashpër ndaj përfaqësuesve të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kritikuar qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje.

“Përfaqësuesit e PDK-së që kanë dalë për të bërë ‘filma’ në rrugë, më mirë le të pinë ndonjë pije të ftohtë, sepse duket se më shumë po u dhimbsen bizneset sesa Thaçi apo Veseli”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark